Rreth fushatës
Shumë fëmijë në Kosovë kanë nevojë për mbështetje plotësuese jashtë orarit të shkollës, por mungon një kurrikulë e strukturuar që i shoqëron hap pas hapi nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme. Me këtë fushatë, Dora Care synon të hartojë një kurrikulë të plotë për edukimin plotësues dhe librat përkatës sipas nivelit të klasave dhe vështirësive.
Çfarë do të krijojmë
- Një kurrikulë për 12 nivele, nga klasa e 1 deri në klasën e 12, me objektiva të qarta mësimore për secilin nivel.
- Libra dhe fletore pune të përshtatura sipas moshës dhe shkallës së vështirësisë.
- Udhëzues për mësimdhënësit dhe prindërit, që mësimi të vazhdojë edhe në shtëpi.
Edukimi me besim të shëndoshë
Kurrikula ndërthur dijen me vlerat: respektin, ndershmërinë, përgjegjësinë dhe dhembshurinë. Qëllimi ynë është të rritim fëmijë të aftë, me besim të shëndoshë dhe karakter të fortë, që kontribuojnë pozitivisht në familje dhe në shoqëri.
Si mund të ndihmoni
Qëllimi i fushatës është 12,000 €. Mund të bëheni një nga 13 bashkëfinancuesit e Kurrikulës Kombëtare me një kontribut njëherësh prej 1,000 €, ose të kontribuoni me çdo shumë tjetër. Çdo bashkëfinancues merr raporte të rregullta për ecurinë e hartimit dhe të botimit.



