Kalo te përmbajtja
VullnetarizmiDora Care

Hapet thirrja për vullnetarë

Kërkojmë vullnetarë për punë digjitale, menaxhim fushatash dhe projektesh, punë në terren dhe kërkim fondesh. Aplikimi bëhet online.

Grup të rinjsh që buzëqeshin jashtë

Dora Care fton të rinjtë, studentët, profesionistët dhe pensionistët që duan të japin kohën dhe aftësitë e tyre për një kauzë humanitare. Vullnetarizmi te ne është i organizuar, i sigurt dhe i dokumentuar.

Ku mund të ndihmoni

  • Vullnetarizëm digjital: rrjete sociale, dizajn, përkthime dhe shkrime
  • Menaxhim fushatash dhe kërkim fondesh
  • Menaxhim projektesh dhe punë në projekte
  • Punë në terren gjatë aksioneve dhe shpërndarjeve

Çfarë ofrojmë

  • Orientim dhe trajnim për Kodin e Mirësjelljes dhe mbrojtjen e njerëzve
  • Mentorim dhe përvojë reale në projekte humanitare
  • Vërtetim zyrtar të angazhimit dhe letër rekomandimi pas përfundimit

Si aplikohet

Plotësoni formularin e aplikimit. Ekipi ynë e shqyrton aplikimin dhe ju kontakton për një bisedë njohëse. Për rolet që përfshijnë kontakt me fëmijë ose të rritur në rrezik mund të kërkohet certifikatë nga gjykata se nuk jeni nën hetime.

Shpërndaje

Lexoni gjithashtu

Të gjitha publikimet